FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

2 mijë gra protestë kundër Lukashenkos, në pranga edhe një 73-vjeçare

Forcat bjelloruse të policisë arrestuan sot qindra persona gjatë një manifestimi të grave në Minsk kundër presidentit, Alexandre Lukashenkos.

“Rreth 2 000 gra morën pjesë në këtë manifestim duke mbajtur flamurin e bardhë dhe të kuq të opozitës. Policia e bllokoi këtë manifestim dhe arrestoi qindra manifestues”, sipas një gazetari.

Ky manifestim ishte i fundit pas një sërë mobilizimesh të grave, për të kërkuar largimin e Lukashenkos, në pushtet që prej 26 vitesh, pas rizgjedhjes së tij të kontestuar muajin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para manifestimit, drejtuesja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaïa, që është strehuar në Lituani, përshëndeti gratë kurajoze të Bjellorusisë. Mes grave të arrestuara ndodhej dhe Nina Baguinskaïa, 73 vjeçe, një prej militanteve më të njohura të lëvizje së protestave kundër, Alexandre Lukashenkos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?