20 mijë dollarë për t’u kuruar nga Covidi/ Turqia i mbyll derën të pasurve, s’pranon më charter-a
Turqia ka vendosur që mos të pranojë më pacientë të sëmurë me Covid që mbërrijnë me chartera në aeroportet e tyre. Mësohet se ky vendim është marrë së fundmi dhe do jetë në fuqi deri në një urdhër të dytë. Shqipëria është një nga vendet që ka dërguar një numër të madh pacientësh në Turqi, të cilët xhepi ia ka përballuar 20 mijë dollar.
Ky urdhër është shpërndarë nga Autoriteti i Aviacionit Civil Turk dhe nga të gjitha kompanitë ajrore që mundësojnë fluturimet drejt Turqisë.
Gazeta turke Sozcu, raporton se vendimi është marrë pasi edhe Turqia është duke shënuar rritje të numrit të infektuarve dhe kapacitetet spitalore nevojiten për shtetasit turq.