20 milionë refugjatë në botë, vetëm 1% e tyre janë sistemuar

Numri i njerëzve që largohen nga lufta, dhuna dhe persekutimi i së kaluarës, sot shënon 20 milion refugjatë anembanë botës. Numri i personave të zhvendosur brenda vendit, numri i përgjithshëm i refugjatëve në vitin 2015 do të mund të mbushin New York-un dhe Londër.

Megjithatë, më pak se 1% e këtyre refugjatëve janë zhvendosur vitin e kaluar. Për këtë arsye Filippo Grandi, komisionari i lartë i OKB-së për refugjatët, është duke bërë thirrje për më shumë vende mbështetëse të barrës ndaj krizës në dukje e pafund.

Ka shumë njerëz që janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre nga konflikti dhe vështirësitë por deri më tani ka vetëm “disa vende që presin qindra mijëra refugjatë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm javën e kaluar, Kenya ka kërcënuar se do të mbyllë kampin më të madh të refugjatëve në botë, Dadaab, dhe do të kthejë 600.000 njerëz përsëri në jetën e konfliktit dhe dhunës, prej së cilës ata ikën. Qeveria, e cila ka bërë kërcënime të ngjashme më parë, ka shkuar aq larg sa të shpërbëjë departamenti i saj i refugjatëve këtë herë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?