20 viktima dhe 350 raste me Covid në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2, 291 testime për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Gjithashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë dhe 266 persona janë shëruar.
Sakaq rastet e reja janë: 180 në Shkup, 24 Kavadar, Veles 19, Kumanovë dhe Tetovë me nga 13, 12 në Ohër, 8 Gostivar, Strumicë dhe Dellçevë 7, Prilepi, Strugë, koçani, Negotinë dhe Radovish me nga 6 raste, Shtip dhe Demir Kapi me nga 5, Sveti Nikole dhe Kriva Pallankë me nga 3, Manastir, Berovë dhe Demir Hisar me nga 1 dhe Kërçovë, Dibër, Resnjë, Probishtip, Vinicë dhe Kratovë me nga 1 rast.
Ndërsa që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 91.510 raste me koronavirus, ndërsa 2,893 kanë humbur jetën.
Aktualisht numri i rasteve aktivë në është 7,831.