2015 rekord ekzekutimesh; 1,634 në 25 vende
Të paktën 1,634 njerëz janë ekzekutuar në 25 vende gjatë 2015. Kjo paraqet një rritje të zymtë mbi numrin e ekzekutimeve të shënuara në 2014 prej më shumë se 50%. Informacioni i Amnesty International tregon për 1,061 ekzekutime në 22 vende të botës. Ky është numri më i lartë i ekzekutimeve të regjistruara në më shumë se 25 vjet (që nga viti 1989).
Shumica e ekzekutimeve të zhvillua janë në: Kinë, Iran, Pakistan, Arabinë Saudite dhe SHBA.
Kina mbetet vendi me përqindje më të lartë në botë por sa e vërtetë është përdorimi i dënimit me vdekje në Kinë është e panjohur pasi këto të dhëna janë konsideruar si një sekret shtetëror; shifra e 1,634 ekzekutimeve përjashtojnë mijëra ekzekutime që besohet se janë kryer në Kinë.
Duke përjashtuar Kinën, pothuajse 90% të të gjithave ekzekutimeve janë zhvilluar në vetëm tre vende: Iran, Pakistan dhe Arabi Saudite. Gjatë 2015, 25 vende rreth një në 10 vende në mbarë botën, janë të njohura të kenë kryer ekzekutime, kjo një rritje që nga 2014, ku ishin vetëm 22 vende. Ky numër ka rënë në mënyrë të konsiderueshme nga dy dekada më parë (39 vende kanë kryer ekzekutime në vitin 1996).
Në vitin 2015, katër vende si: Fiji, Madagaskari, Republika e Kongos dhe Suriname, hoqën dënimin me vdekje për të gjitha krimet. Në total, 102 vende e kanë këtë heqje të ligjit. Në vitin 2015, Mongolia gjithashtu miratoi një kod të ri penal për heqjen e dënimit me vdekje e cila do të hyjë në fuqi gjatë 2016. Falje të dënimeve me vdekje janë regjistruar në 34 vende gjatë 2015. Së paku 71 njerëz të cilët ishin të dënuar me vdekje u shfajësuan në gjashtë shtete: Kinë (1), Egjipt (1), Nigeria (41), Pakistani (në paktën 21), Taiwan (1) dhe USA (6). Të paktën 1,998 dënime me vdekje janë regjistruar në 61 shtete në vitin 2015, një rënie prej vitit 2014 (të paktën 2,466 dënime me vdekje në 55 vende). Të paktën 20,292 njerëz ishin dënuar me vdekje në fund të 2015.
Metodat e ekzekutimit janë përdorur në të gjithë botën si: prerja e kokës, injeksion vdekjeprurës dhe të shtëna. Raportet tregojnë se të paktën nëntë njerëz që ishin nën 18 vjeç në kohën e krimit, janë dënuar me vdekje dhe janë ekzekutuan në 2015. Janë katër në Iran dhe pesë në Pakistan. Në shumë vende, ku njerëzit u dënuan me vdekje ose të ekzekutuar, procedurat nuk përmbushin standardet ndërkombëtare për gjykim të drejtë. Në disa raste kjo përfshinte nxjerrjen e “rrëfimit” përmes torturës apo keqtrajtimeve të tjera, duke përfshirë vende si: Bahrein, Kinë, Iran, Irak, Korenë e Veriut dhe Arabia Saudite. Njerëzit vazhdojnë dënimin me vdekje dhe janë ekzekutuar për vepra që nuk plotësojnë “shumicën e krimeve të rënda” apo pragun e “vrasjes me dashje”, siç përcaktohet në ligjin dhe në standardet ndërkombëtare.
Afrika Sub-Sahariane – Të paktën 43 ekzekutime janë kryer në katër shtete, në krahasim me 46 ekzekutime në tre vende në vitin 2014. Dënimet me vdekje kanë rënë ndjeshëm nga 909 ekzekutime në vitin 2014 në 443 në vitin 2015, kryesisht për shkak të një rënie në Nigeri. Chad, i cili nuk kishte ekzekutuar askënd për më shumë se një dekadë, rifilloi ekzekutimet dhe janë regjistruar 10 dënime me vdekje. Të tre vendet e tjera që kryhejnë ekzekutime janë: Somalia, Sudan i Jugut dhe Sudani.
Amerika – Për të shtatin vit radhazi, SHBA është vendi i vetëm që ka kryer ekzekutime në rajonin e Amerikës me 28 personave të ekzekutuar gjatë vitit 2015 (shtatë më pak se në vitin 2014). Ky ishte numri më i vogël i ekzekutimeve të regjistruara në një vit të vetëm që nga viti 1991. Numri i dënimeve me vdekje ka rënë nga të paktën 72 persona në vitin 2014 në 52 në vitin 2015, numri i ulët i regjistruar që nga ekzekutimet që kanë rifilluar që në vitin 1977.
Azia – Të paktën 367 ekzekutime janë kryer në 12 vende, një rritje me 32 ekzekutimeve në nëntë vende të regjistruara në 2014, pothuajse ekskluzivisht për shkak të rritjes në Pakistan. Kjo shifër nuk përfshin ekzekutimet e kryera në Kinë, ku ekzekutimet janë ende në mijëra. Por sa e vërtetë është përdorimi i dënimit me vdekje në Kinë kur të dhënat janë trajtuar si një sekret shtetëror. Pakistani ka dhënë 326 dënime me vdekje gjatë 2015, pasi vendi hoqi një moratorium gjashtë-vjeçar për ekzekutimin e civilëve në dhjetor të vitit 2014, pas sulmeve të talibanëve në një shkollë në Peshawar. Ky është numri më i lartë i ekzekutimeve që Amnesty International ka regjistruar ndonjëherë për Pakistan. Indonezia ka kryer 14 ekzekutime për vepra të lidhura me drogën, ekzekutimet e para nga Presidenti Joko Widodo. Ishte e pamundur për të konfirmuar numrin e vërtetë të ekzekutimeve në Korenë e Veriut.
Europa dhe Azia Qendrore – Bjellorusia i vetmi vend në rajon që nuk ka ekzekutuar gjatë vitit 2015, por ka imponuar dy dënime me vdekje (në krahasim me tre ekzekutime dhe jo dënime me vdekje në vitin 2014).
Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut – Të paktën 1,196 ekzekutime janë kryer në tetë vende, një rritje prej 26% nga 945 ekzekutimeve të regjistruara në tetë vende në vitin 2014. Irani llogarit 82% të të gjitha ekzekutimeve në rajon. Arabia Saudite ka ekzekutuar të paktën 158 persona, një rritje prej 76% nga 2014 dhe ka numrin më të lartë të regjistruar për Arabinë Saudite që nga viti 1995. Amnesty International nuk mund të konfirmojë nëse ekzekutimet janë zhvilluar në Siri.
Burimi: Amnesty International/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

