2020-ta, viti më i ngrohtë në Evropë

Viti i kaluar ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë në Evropë, sipas një agjencie shkencore evropiane. Një raport i ri tregon se temperatura mesatare ishte 1.6 gradë Celcius më e lartë krahasuar me mesataret e regjistruara gjatë viteve në kontinent.

2020 ishte viti më i nxehtë që ka regjistruar ndonjëherë Evropa, sipas një raporti të ri.

Agjencia shkencore ‘Shërbimi i Kopernikut për Ndryshimet Klimatike’ raporton se viti 2020 ishte 1.6 gradë Celcius më i nxehtë se mesatarja e temperaturave të regjistruara në Evropë dhe të paktën 0.4 gradë Celcius më i nxehtë se pesë vitet me temperaturat më të larta të kontinentit evropian në histori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencia ka në arkivat e saj temperaturat e kontinentit të regjistruara që nga viti 1950. Por, sipas këtij institucioni, temeraturat e vitit 2020 janë krahasuar me të dhënat ekzistuese të mbedhura që nga viti 1850.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raporti del ndërkohë që udhëheqësit botërorë diskutojnë planet për të luftuar ngrohjen globale në takimin e organizuar nga Shtetet e Bashkuara mbi ndryshimet klimatike. Përfundimet e këtij dokumenti janë një kujtesë e zymtë nga shkencëtarët mbi ritmet e përshpejtuara të ngrohjes së planetit dhe kërcënimin që përbëjnë temperaturat e larta për shumë aspekte të jetës në Tokë.

Studimi po ashtu zbuloi që edhe stinët më të freskëta, si vjeshta dhe dimri u karakterizuan nga temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë.

Shkencëtarët e konsiderojnë si ‘veçanërisht të rëndësishme’ rritjen e temperaturave gjatë dimrit me mbi 3.4 gradë Celcius krahasuar me mesataren e periudhës 1981-2020 dhe 1.4 gradë më lart se mesatarja e dimrave më të ngrohtë deri vjet.

Stina e vjeshtës vjet në Evropë ishte po ashtu më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në këtë kontinent. Megjithëse pati ditë me temperatura të larta rekord gjatë verës, si episodet e regjistruara në vendet skandinave apo në Francë, thuhet në raport, këto episode nuk ishin aq të gjata e të vazhdueshme sa vala e të ngrohtit gjatë vjeshtës.

Ndërkaq, zona e Arktikut përjetoi një ‘vit spetakolar’ shprehet një ndër shkencëtaret e agjencisë. Ajo sjell si shembull zjarret masive në pjesën e Siberisë që shtrihet brenda Rrethit Arktik, pjesërisht pasojë e valës së të nxehtit dhe e rreshjeve më të pakta të dëborës. Siberia Arktike theu gjithashtu rekordet me një rritje prej 4.3 gradë Celcius të temperaturës mesatare vjet, krahasuar me temperaturat mesatare të peridhës 1981-2020.

Sipas ‘Shërbimit të Kopernikut për Ndryshimet Klimatike’ në shkallë globale 2020 ishte një ndër tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, duke konfirmuar përfundimet e Organizatës Meteorologjike Botërore.

‘Shërbimi i Kopernikut për Ndryshimet Klimatike’ është një agjenci e Bashkimit Evropian që ofron informacion mbi ndryshimet klimatike në Evropë gjatë rrjedhës së viteve. /VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?