FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

21 mijë të vrarë në Mariupol

Sa është numri real i jetëve të humbura në Mariupol nga sulmet dhe bombardimet ruse? Kryetari i qytetit ukrainas, Vadym Boichenko, jep shifrën e re tragjike të viktimave. Në një mesazh televiziv, ai tha se ka qenë e vështirë përllogaritja e numrit të saktë të viktimave që prej nisjes së luftimeve atje.

“Sipas vlerësimeve tona, numri i viktimave është rreth 21 mijë civilë paqësorë në Mariupol. Dimë edhe që trupat janë zhdukur nga rrugët, kemi dëshmi për këtë.

Dimë edhe që ka disa të ashtuquajtur vende përqendrimi, ku mbajnë trupat e pajetë dhe plani i tyre është të shkatërrojnë çdo provë të torturave që kanë kryer në Mariupol. Ne e quajmë gjenocid, krim lufte”, tha Boichenko.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?