218 deputetë italianë kërkojnë legalizimin e kanabisit
218 parlamentarë italianë eksponentë nga Lëvizja 5 Yje, Partia Demokratike dhe nga Grupi politik i Përzier, kanë firmosur një projektligj për legalizimin e bimës së kanabisit.
Ky tekst kolektiv është prezantuar gjatë një konference shtypi në dhomën e deputetëve.
Pika e parë e këtij projektligji lejon zotërimin e kanabis për nevoja personale për personat mazhorenë; 15 gramë në shtëpi e 5 gramë jashtë saj, por ndalon absolutisht zotërimin e kanabis nga minorenët.
Po sipas këtij projektligji lejohet kultivimi deri në pesë rrënjë kanabis në shtëpi, mjaft që ky aktivitet t’i bëhet i ditur më parë autoriteteve.
Ndërkaq, në projektligj ndalohet shitja, trafikimi, importi apo eksporti i bimës së kanabis nga privatët që nuk zotërojnë një licensë shtetërore të autorizuar. Por sipas këtij propozimi ligi , lejohet kultivimi kolektiv i kanabis nga organizata OJQ deri në 50 anëtarë. Pra një klub ose shoqëri e tillë mund të kultivoj deri në 50 rrënjë kanabis.
Sipas 218 deputetëve frimëtar të këtij projekt ligji të ardhurat që do të sillte legalizimi i kanabis do të financonin deri në 5% fondin kombëtar të luftës kundër drrogës, ndërsa nuk është përcaktuar ende nëse konsumi i kanabisit do të lejohet apo jo në hapsirat publike, ku duhani është i ndaluar.