22 gra i bënë gjëmën një nga faqeve më të mëdha pornografike në botë
Një e rënë e çekiçit i ka kushtuar 12.7 milionë euro një faqeje pornografike. Nga vendimi i marrë nga një gjykatë amerikane kanë përfituar 22 gra të cilat do të shpërblehen me 12.7 milionë dollar, pasi një faqe pornografike i publikoi videot e tyre në internet pa miratimin e tyre.
Gratë ishin mashtruar, ato morën pjesë në një konkurs bukurie dhe në të ju bë një ofertë nga një tjetër grua. Ajo i kërkonte vajzave që të regjistronin video intime duke kryer marrëdhënie seksuale me aktorë të industrisë pornografike, duke i siguruar ato që videot nuk do të bëhen kurrë virale, por do të shiten në formën e CD dhe do të blihen nga persona të pasur në vende të ndryshme të botës, larg SHBA-së.
Të joshur nga një ofertë e tillë gratë pranuan por çmimi që paguan për këtë ishte shumë i shtrenjtë. Videot e tyre u publikuan në faqet më të mëdha pornografike në internet dhe morën miliona shikime. Situata përshkallëzoi, persona të ndryshëm merrnin linqet e videove dhe ja dërgonin familjarëve të grave. Gratë shprehen se nga kjo gjë kaluan në një stres dhe depresion të madh, disa prej tyre e madje kishin tentuar edhe të vetëvriteshin.