22 të plagosur nga sulmi terrorist në Londër
Pas shpërthimit në stacionin hekurudhor në Londër, eshtë konfirmuar nga policia se është një sulm terrorist.
Tashmë policia ka nisur kërkimin për autorin i cili ka vendosur bombën në një kovë brenda në tren.
Nga sulmi kanë mbetur të plagosur 22 persona dhe të gjtihë kanë pasur djegie të gradës së tretë.
Dëshmitarët okularë e kanë përshkruar situatën si një tmerr i vërtetë dhe se kanë parë njerëz që janë djegur mizorisht edhe në fytyrë.
Viti 2017 ka qenë një vit shumë tragjik për Londrën pasi kanë ndhodhur disa herë sulme terroriste.

