228 të infektuar me Covid-19 hynë në vend
Këtë të premte në Kinë ka shpërthyer alarmi sërish, pasi 228 persona të infektuar me koronavirus hynë në vend, duke detyruar autoritetet për të forcuar kontrollet për udhëtarët dhe protokollet shëndetësore. Për të dytën ditë radhazi, Kina nuk regjistroi asnjë rast të ri të prekur nga koronavirusi. Të dhënat e reja të bëjnë autoritetet të druhen nga një valë e dytë infektimi, pak ditë pasi epidemia u vu në kontroll sepse shumë studentë janë duke u kthyer nga Europa dhe Amerika e Veriut, të cilat tashmë mund të konsiderohen si vatrat e reja të Covid-19. “Numri i rastëve të importuara në Kinë ka pësuar një rritje të mëtejshme, kështu që edhe presioni për të rritur gatishmërinë është shtuar”.