24 orë nga debati, sondazhi nxjerr fituese Harris me vetëm 1 pikë pas Trump
Debati i parë presidencial mes kandidates demokrate Kamala Harris dhe atij republikan Donald Trump është vetëm 24 orë larg, dhe diferenca mes të dyve në sondazhe është ngushtuar.
Sipas një sondazhi kombëtar të kryer nga gazeta New York Times dhe Universiteti Siena, ish-presidenti Trump qëndron 1 pikë përqindje para Harris, me respektivisht 48 dhe 47 përqind.
Fushata Trump pati disa javë të vështira pas tërheqjes së presidentit Joe Biden nga gara në korrik, sondazhi më i fundit tregon se republikani gëzon mbështetjen e fortë të bazës së tij.
Votuesit e intervistuar mendojnë se u duhet ta njohin më mirë demokraten Harris, ndërsa mendimet e tyre për rivalin e saj janë kryesisht të përcaktuara. Në sondazh, 28% e votuesve të mundshëm thanë se kishin nevojë për më shumë informacion për kandidaten demokrate, dhe vetëm 9% thanë të njëjtën gjë për Trump.