24 orët e fundit shënojnë shifër rekord të viktimave nga Koronavirus. Mes tyre regjistrohet edhe amerikani i parë!

Ajo që sapo ka kaluar ishte dita me numrin më të madh të vdekjeve që nga koha kur shpërtheu epidemia e Koronavirusit në Kinë: 86 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit që sjellin numrin e vdekjeve në Kinë në 722, midis tyre edhe dy të huajt e parë, një amerikan dhe një japonez. Vdekja e vetme jashtë Kinës mbetet ajo që ndodhi në Filipine.

Sidoqoftë, rastet e infektimit rriten në 34.400 në 27 vende të ndryshme. Ndërkohë, shqetësimi në rritje ka bërë që Zona e Posaçme Administrative në Hong Kong të vendosë karantinë të detyrueshme për të gjithë ardhjet nga Kina kontinentale.

Ashtu si ata që kanë ngelur në bordin e anijes, Diamond Princess, e ankoruar ende në gjirin e Yokohama, Japoni. Deri më tani, 65 infeksione janë konfirmuar midis 3,600 personave në bord. Midis këtyre ka edhe 35 italianë të cilët aktualisht janë të pa infektuar. (la stampa)

Swiss Digital Desktop Reklama

/ SCAN

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?