25-vjetori i sulmeve terroriste, presidenti Trump: Nuk do ta harrojmë kurrë 11 shtatorin, për këtë arsye luftojmë
Presidenti amerikan Donald Trump përkujtoi 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 gjatë një ceremonie përkujtimore në Pentagon, ku nderoi viktimat dhe heronjtë e asaj dite.
Në fjalimin e tij, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do ta harrojnë kurrë tragjedinë dhe e lidhi kujtimin e 11 Shtatorit me luftën e vazhdueshme kundër terrorizmit.
“Ne nuk do ta harrojmë kurrë. Pikërisht për këtë arsye luftojmë edhe sot. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Vetëm fitorja mund të vijë”, deklaroi presidenti amerikan.
Trump i cilësoi sulmet e 11 Shtatorit si “një moment të një të keqeje të madhe dhe të tmerrshme”, duke i përshkruar ato si një nga sfidat më të rënda në historinë e Shteteve të Bashkuara.
KOHA JONË SONDAZH

