“3 mijë paund për të lënë Anglinë”, Ministria e Brendshme angleze u kërkon 700 familjeve shqiptare të largohen vullnetarisht
Familjeve shqiptare që përmendi Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Shabana Mahmood, se do deportohen nga Britania, pasi u ka mbaruar e drejta e qëndrimit në ishull, mund t’u ofrohen më shumë se 3 mijë stërlina për t’u larguar vullnetarisht nga Britania e Madhe.
Zëvendësministri për Sigurinë e Kufijëve, Alex Norris, deklaroi për mediat vendase se kjo shumë prej më shumë se 3 mijë stërlinash përbën një investim të mirë për taksapaguesit britanikë.
Qartazi britanikët synojnë të ulin shpenzimet e mbajtjes së familjeve, nëse ata do vazhdonin të qëndronin sado gjatë në Britani, përmes dhënies së kësaj shume. ”Për momentin ne mund t’u paguajmë rreth 3 mijë stërlina”, tha zv.ministri i Brendshëm britanik “dhe nuk kërkojë ndjesë për një fakt të tillë”.
Duke folur për gazetën The Telegraph të Londrës, ai tha se “do deportohen edhe fëmijët e lindur në Britani, dhe rastet do shikohen rast pas rasti dhe në bazë të meritës, sipas ligjeve të emigracionit, por kur ka raste të tilla dhe rrethana të tilla, njerëzit do deportohen”.
Taksapaguesit britanikë vazhdojnë të paguajnë për strehimin e azilkërkuesve me fëmijë të cilëve u është refuzuar azili dhe nuk kanë pranuar të largohen vullnetarisht nga Britania drejt Shqipërisë. Lajmin në fillim për dëbimin e 700 familjeve shqiptare e bëri Ministrja laburiste e Punëve të Brëndshme, Shabana Mahmood, në parlamentin britanik, kur njoftoj reformën në fushën e emigracionit, ndërkohë ajo po shqyrton mundësinë e rritjes së shumës që do u jepet këtyre familjeve, nëse pranojnë të largohen vullnetarisht nga ishulli.
KOHA JONË SONDAZH

