3 mijë trupa për të fituar luftën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis konfirmoi se mbi 3 mijë trupa të tjerë amerikanë do të nisen drejt Afganistanit, si pjesë e strategjisë së re të Donald Trump, për të fituar luftën që vijon prej 16 vitesh.

“Janë diçka më shumë se 3 mijë trupa dhe ndërkohë që flasim nuk e kam firmosur ende urdhrin e fundit që të flasim me specifika, pasi po punojmë për elementët e fundit”, tha Mattis për reporterët pasditen e së hënës.

Më herët gjatë ditës, Senaori David Perdue përmendi “më shumë se 3500 trupa” në një artikull të publikuar nga Defense One.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për një kohë të gjatë, strategjia e Amerikës në Afganistan u udhëhoq nga politika, duke çuar në kufizim arbitrar të trupave dhe tërheqje në një kohë të pa arsyeshme të tyre”, shkruajti Perdue, duke theksuar se armiqtë e kanë interpretuar këtë si mungesë të zgjidhjes. “Më në fund dorashkat janë hequr”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Perdue, i cili e vizitoi Afganistanin në Korrik, e vlerësoi Trump “si komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura i cili i dëgjon liderët e tij ushtarakë dhe kupton se kemi nevojë për një veprim më të mirë dhe më të zgjuar në Afganistan”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?