3 milionë euro në dorë, atij që vret Assadin
Plot 3 milionë euro për kokën e Bashar Al Assad-it.
Ky është shpërblimi i vënë për vrasjen e liderit sirian nga xhihadistët.
Një manifest me fytyrën e Assad dhe titullin “Wanted” është afishuar në muret e shumë ndërtesave në qytetet siriane.
Është rast i rrallë pasi nuk ka ndodhur ndonjëherë që të vihet shpërblim për atë që vret kreun e shtetit.
Ka qenë lideri i Al Nusras, simoër e organizatës Al Kaeda që e ka lëshuar njoftimin.
Konkretisht, Abu Mohammed alJoulani tha se do të jepeshin tre milionë euro për atë që i sjell kokën e Assadit.
Por lideri xhihadist nuk është mjaftuar me kaq.
Ai ka ofruar 2 milionë euro edhe për liderin e Hezbollahut, Hasan Nasrallah.