3 shqiptarë pjesë e ISIS, burg të përjetshëm

M.Z., shtetas i Maqedonisë, dje nga gjykata në Ankara, u dënua me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në sulmet e ISIS brenda territorit të Turqisë. Ai u dënua së bashku me dy të tjerë, Q.R. nga Zvicra dhe B.H. nga Gjermania, raporton Associated Press.

Të tre u arrestuan në vitin 2014, pas vranë një ushtar, një polic dhe një shofer kamioni në një sulm të armatosur në qytetin Nigde, në pjesën qendrore të Turqisë. Ky incident është konsideruar si akti i parë i sulmit të anëtarëve të ISIS në territorin e Turqisë. Gjykata në Ankara vendosi burgim të përjetshëm për tre anëtarët e ISIS. Q.R. u dënua me pesë herë burgim të përjetshme, B.H me katër dhe M.Z me një.

Dënimet me burg të përjetshëm ishin dënimet më të vështira në sistemin penal turk. Të burgosurit në qelitë e burgut banojnë të izoluar me të drejtë për vetëm një orë ushtrime në ditë. Këta të burgosur nuk kanë të drejtë për lirim me kusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati i njërit nga viktimat, tha se të tre janë dënuar edhe për përpjekje të dhunës për të përmbysur qeverinë turke.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?