30.5 milionë raste me COVID në botë! Kufizime të reja për 850 mijë persona në Madrid

Në të gjithë botën, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar më shumë se 30.5 milionë raste infeksioni nga koronavirusi.

Deri tani nga emergjenca shëndetësore kanë humbur jetën më shumë se 952,000 persona.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i pikëlluar me 198,589 vdekje, i pasur nga Brazili (135,793), India (85,619), Meksika (72,703) dhe Mbretëria e Bashkuar (41,821).

90 viktima Covid në 24 orë, kufizohet lëvizja për 13% të popullsisë së Madridit

Epiqendra e epidemisë COVID-19 në Spanjë, rajoni i Madridit njoftoi kufizim të lirisë së lëvizjes për rreth 13% të popullsisë së tij (850,000 njerëz) në përpjekje për të frenuar shpërthimin e përhapjes së COVID-19.

“Banorët në fjalë do të jenë në gjendje të dalin nga lagjet e tyre për të shkuar në punë, për të shkuar te mjeku ose për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë”, deklaroi presidentja e këtij rajoni prej 6,6 milion banorësh, Isabel Diaz Ayuso. Ajo gjithashtu tha që tubimet duhet të ulen nga 10 në 6 persona.

Në 24 orët e fundit Spanja ka patur 4697 raste të reja të identifikuar me koronavirus dhe 90 viktima.

Totali i të prekurve është rritur në 659 334 kurse vdekjet janë 30 495.

SHKARKO APP