300 trupa amerikane në Norvegji, irritohet Rusia

Rreth 300 marinsa amerikanë kanë zbarkuar në Norvegji dhe do të qëndrojnë aty për një periudhë 6 mujore. Kjo është hera e parë që prej Luftës së Dytë Botërore që trupat e huaja lejohen të stacionohen aty, një veprim që ka irrituar fqinjin arktik të Norvegjisë, Rusinë.

Zyrtarët e lartë hodhën poshtë çdo lidhje mes operacionit dhe shqetësimeve të NATO-s për Rusinë, por vendosja e trupave amerikanë përkon me dërgimin e qindra mijëra marinsave të Shteve të Bashkuara në Poloni për të forcuar aleatët e Evropës Lindore të cilët janë të shqetësuar në lidhje me influencën e Moskës.

Ushtarët nga baza ushtarake e Lejeune në Karolinën e veriut zbarkuan në aeroportin Vaernes në afërsi të Rondheim, qyteti i tretë më i madh në Norvegji, ku temperaturat shënojnë -2 gradë Celsius.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne keni bërë këto lloj ushtrimesh dhe stërvitje për dekada me radhë, nuk e kuptoj gjithë këtë zhurmë, thotë oficeri amerikan Doug Bruun për mediat norvegjeze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trupat amerikane do të qëndrojnë në Norvegji për një vit, teksa grupimi i aktual do të zëvendesohet me një tjetër grup pas 6 muajsh. Sipas zëdhënësit të gardës ushtarake norvegjeze, trupat amerikane do të mësojnë si të luftohet në dimër në bazën që ndodhet rreth 1500 kilometra nga kufiri me Rusinë. Në muajin mars marinsat amerikanë do të marrin pjesë në një stërvitje vikingësh bashkë me trupat britanikë.

Ambasada ruse në Oslo nuk i është përgjigjur kërkesës së agjencisë Reuters për të komentuar situatën. Kurse minsitria e mbrojtjes norvegjeze tha se në këtë situatë nuk ka asgjë shqetësuese në lidhje me Rusinë.

Megjithatë, në një intervistë të vitit 2014 me Reuters, minsitrja Ine Eriksen tha se aneksimi i Krimesë nga Rusia tregoi se Moska kishte aftësinë e përdorimit të ushtrisë për të arritur qëllimet e saj politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?