Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së, shorti i dha fitoren

Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në garën për përfaqësuesin e Gjykatës së Lartë, dy kandidatët morën të njëjtin numër votash, 179 secili. Në kushtet e barazimit, procedura parashikon përcaktimin e fituesit përmes shortit. Pas hedhjes së goglave, shorti i dha fitoren gjyqtarit Sandër Simoni, i cili do të jetë përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë në KLGJ.

Ndërkohë, vijon numërimi i votave për kandidatin që do të përfaqësojë Gjykatën e Apelit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?