32 495 pacientë janë shëruar nga koronavirusi i ri në Kinë

Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan sot se deri mëngjesin e të enjtes 32,495 pacientë të infektuar me koronavirusin e ri janë liruar nga spitalet pas rekuperimit të plotë.

Vetëm të mërkurën 2,750 dolën nga spitali pas rekuperimit të plotë, tha Komisioi Kombëtar i Shëndetit në raportin e përditshëm.

Deri mëngjesin e të enjtes një total prej 78,497 raste të konfirmuara infektimi janë raportuar në 31 provincat e Kinës kontinentale, dhe 2,744 kanë vdekur nga sëmundja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?