34 mijë të vdekur, kryeministri merret në pyetje

Prokuroria e Bergamos në Itali ka marrë në pyetje për 3 orë kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte, lidhur me mos përcaktimin si zona të kuqe të Nembros dhe Alzano Lombardos. Ata dëshirojnë të kuptojnë nëse i takonte qeverisë apo rajoneve shpallja e zonave të kuqe dhe nëse ka përgjegjësi penale për këtë. Conte tha pas marrjes në pyetje se informoi prokurorët në detaje dhe se ka vepruar gjithmonë bazuar në këshillat e shkencëtarëve dhe ekspertëve të fushës si dhe me ndërgjegje.

SHKARKO APP