3500 pasagjerë në karantinë, e frikshme çfarë po ndodh brenda anijes së koronavirusit (FOTO)

Po shtohen më mënyrë të frikshme rastet e personave me koronavirus brenda anijes së vënë në karantinë në brigjet e Japonisë.

Mediat e huaja raportojnë se në të ndodhen 3500 pasagjerë dhe brenda natës janë regjistruar 44 raste me koronavirus.

Në total, në Bordin e “Diamond Princess” numri i personave të prekur nga ky virus ka shkuar në 219, mes 3500 pasagjerëve dhe ekuipazhit, të cilët kanë mbetur të mbyllur nëpër dhomat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime zyrtare nga Japonia kanë deklaruar sot se pasagjerët e moshuar mund të zhvendosen nga kroçera nëse ata rezultojnë negativ për virusin dhe të futen në karantinë në banesat qeveritare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillim janë kontrolluar të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi i kësaj kroçere, pasi një 80-vjeçar që la anijen në Janar u konfirmua se kishte virusin vdekjeprurës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?