36 mijë raste të reja nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Greqia vijon të ketë numër të lartë të infektuarish edhe gjatë ditëve të para të janarit 2022.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore greke kanë regjistruar 36.264 të infektuar me koronavirusin Covid-19.

38 të infektuar janë zbuluar gjatë kontrolleve në doganat në hyrje të shtetit grek.

Numri i viktimave është 78 në 24-orarëshin e fundit. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 20.990 vdekje.

SHKARKO APP