36 mijë refugjatë të bllokuar në Greqi, ja si do veprohet
Sipas shifrave të siguruara nga burime pranë BE-së, janë 7000 emigrantë në ishujt grekë në këtë moment të bllokuar e ndërsa në total janë 36.000 refugjatë që ndodhen në Greqi.
“Ky fakt është përshkruar tashmë në deklaratën e përbashkët të shefave të shteteve nga BE – Turqi”, thotë burimi, duke u përqendruar në ndihmën humanitare drejt Greqisë, në mënyrë për të trajtuar situatën. Nga ana e tij, ministri turk theksoi se vendi i tij “nuk do të ri-pranojë refugjatët të cilët janë tashmë në ishujt grekë”, ashtu si Turqia mbështet se ata nuk kanë të drejtë për kthim në Turqi.
Një burim në Këshillin Evropian siguroi se Greqia do të ndihmohet: “Ne kemi rregulloren e ndihmës humanitare gati”, ka theksuar burimi, duke shtuar se qëllimi i Këshillit është që të vazhdojë ndihmën me anë të personelit të regjistrimit dhe procesit të zhvendosjes. “Evropa do të tregojnë solidaritet me Greqi”, shton burimi që pranon se zbatimi i vendimit të së hënës është i ashpër për Greqinë: “Ne e kuptojmë se kjo i vë në tendosje të madhe Greqisë”, duke ditur se 36.000 refugjatë që mbahen të bllokuar në Greqi për të lëvizur, janë pa ndihmë konkrete: “Procesi është që të regjistrohen dhe të aplikojnë për azil”.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

