4 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Shëndetësisëi Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe njoftoi se në vend ka edhe 4 raste të reja me virusin korona. Numri i të prekurve në Maqedoninë e Veriut shkon në 13. Filipçe njoftoi se qeveria do të shpall gjendje krize në Dibër dhe Qendër të Zhupës.
“Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi që të shpallet gjendje krize në Dibër dhe Qendër të Zhupës. Sot pacientët janë në gjendje stabile, përveç pacientes së parë nga Dibra, e cila mund të vendoset në aparate të frymëmarrjes. Sot kanë ardhur rezultate nga Dibra për 10 pacientë, ndërsa 4 kanë rezultuar pozitiv” tha mes tjerash Filipçe.
Më 16 mars presidenti Stevo Pendarovski do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën e krijuar nga koronavirusi.