4 vite nga nisja e luftës/ Sekretari i NATO-s, Rutte: Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte në 4-vjetorin e nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, deklaroi se Aleanca do të vijojë të qëndrojë në krah të Kievit “përballë çdo sfide që e pret”.
Rutte tha se është jetike që Ukraina të vazhdojë të marrë mbështetjen e domosdoshme ushtarake, financiare dhe humanitare, ndërsa shtoi se presidenti rus Vladimir Putin “duhet të dëshmojë nëse është vërtet serioz për paqen”.
”U mblodhëm këtë mëngjes për të shënuar një tjetër përvjetor tragjik. Katër vite luftë të pamëshirshme. Sot ashtu si çdo ditë kujtojmë gjithçka që Ukraina ka përballuar. Teksa nderojmë të rënët dhe ata që vazhdojnë të vuajnë, ne ruajmë edhe shpresën, të frymëzuar nga katër vite qëndresë të pathyeshme dhe vendosmërie të palëkundur”, u shpreh Rutte.
Ai rikujtoi se vetëm pak javë pas nisjes së pushtimit rus në vitin 2022 kishte folur në parlamentin ukrainas, duke theksuar se kjo luftë ka të bëjë me të drejtën e një populli sovran për të zgjedhur të ardhmen e tij.
KOHA JONË SONDAZH

