400 të vrarë për “një hixhab”, protestat e përgjakshme për Mahsa Aminin
Për Mahsa Aminin, e cila u vra nga policia morale e Iranit për shaminë e kokës, pas saj kanë humbur jetën edhe më shumë se 400 të vrarë dhe mbi 20 mijë të arrestuar.
Ky është rezultati i 16 ditë protestave në mbarë qytetet e Iranit. Lëvizja nisi pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u prangos nga skuadra morale e regjimit qe merret kryesisht me vendosjen e Hixhabit dhe mënyrës se si duhet vendosur te gratë.
Në videot e publikuara nga vete regjimi tregohet se si e reja nuk ndihet mire dhe rrëzohet përdhe por familjaret dyshojnë në vrasjen e saj nga autoritetet iraniane.
Amini nuk vuante nga sëmundje sipas të afërmve, ndërsa dhuna ndaj saj dyshohet se u bë shkak në përkeqësimin e 22- vjeçares.