43 të vdekur nga tornadot në SHBA

 

Stuhitë që kanë goditur jugun dhe jugperëndimin e Shteteve të Bashkuara në javën e Krishtlindjeve, kanë lënë 43 të vdekur, ndërtesa të shkatërruara dhe bllokim të transportit publik.

Moti i keq, nxiti guvernatorët e Missouri-t dhe Neë Mexico-s të shpallin gjendjen e emergjencës në qytetet e tyre. Përmbytjet vranë të paktën 13 persona në Missouri dhe Illinois.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Missouri, punëtorët e emergjencës evakuuan banorët nga shtëpitë e tyre. Guvernatori Jay Nixon tha se të paktën 8 persona u vranë dhe dhjetëra rrugë u mbyllën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nixon shpalli gjëndjen e emergjencës, duke thënë se reshjet e vazhdueshme do të përkeqësojnë pasojat e përmbytjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?