433 viktima në 24 orë, Italia rihapet më…

Panemia e Covid-19 ka rezultuar një uragan për Italinë, pasi shkaktuar më shumë se 23 mijë viktima. Një rënie të lehtë pësoi dhe numri i rasteve të reja, të cilët ishin mbi 3000. Që prej shpërthimit të pandemisë, në vendin fqinj janë infektuar më tepër se 179 mijë persona.

Teksa situata po përmirësohet dita-ditës, Italia do të nisë rikthimin në normalitet që nga data 4 maj. Konfirmimi vjen nga kryeministri Giuseppe Conte, i cili prezantoi një program konkret për këtë. ”Sa i përket masave të sigurisë për shëndetin e qytetarëve, qeveria do të punojë për ndërtimin e spitaleve Covid-19”.

Por i dërguari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe këshilltari i Ministrisë italiane të Shëndetësisë, Walter Ricciardi, kërkon që të tregohet më shumë kujdes me rihapjen e vendit. Sipas tij, është ende shumë herët për të nisur fazën e dytë, pasi në disa rajone ka shifra tepër të larta përhapjeje dhe viktimash nga virusi pandemik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?