444 centrale bërthamore në mbarë botën të rrezikuara nga terroristët

Në vazhdën e sulmeve terroriste në Bruksel, Paris, Stamboll, Ankara, kombet kanë shumë aspekte të sigurisë së brendshme që duhet ti kushtojë vëmendje. Bombat bërthamore janë objektiva të mundshme për terroristët nëse ata do i përdorin për sabotim apo për përpjekje të tyre për të vjedhur këto materiale bërthamore.

Aktualisht janë 444 centrale bërthamore që operojnë në 30 vende të botës. Në Samitin e muajit të kaluar të Sigurisë bërthamore në Uashington, DC, përfaqësues nga 52 vende u zotuan të vazhdonin përmirësimin e sigurisë së tyre bërthamore dhe miratimin e planeve të veprimit për të punuar së bashku dhe me agjencitë ndërkombëtare.

Por vende të rëndësishme si Rusia dhe Pakistani nuk janë pjesë. Shumë njerëz në Europë ndihen të kërcënuar dhe duhet të kemi parasysh se masat e sigurisë fizike të jetë të forta. Duke pasur parasysh gjendja e rritur e alarmit në Europë ku qeveritë duhet të rrisin sigurinë e tyre ndaj objekteve bërthamore civile. Ata mund të imitojnë Shtetet e Bashkuara, ku siguria në objektet bërthamore është rritur ndjeshëm që nga 11 shtatori i vitit 2001, pas sulmeve terroriste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmirësimi i sigurisë në mbarë botën. Nuk ka standarde globale për mbrojtjen fizike ndaj objekteve bërthamore civile. Çdo vend duhet të miratojë ligjet e veta dhe rregulloret e diktuara se çfarë armët bërthamore duhet të kenë për tu mbrojtur nga ndonjë sulm. Vendet që kanë centrale bërthamore apo reaktorë kërkimore kuptohet që nuk priren për të nxjerrë në pah sfidat e vende.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të parandaluar një sulm në një vend bërthamor, qeveritë duhet të marrin masat e sigurimit seriozisht tani nëse nuk duan që 444 centrale bërthamore në 30 shtete të botës të jenë të rrezikuara.

Burimi: Quartz/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?