45-vjeçari ”lufton” plakjen me gjakun e djalit 18-vjeçar

45-vjeçari Brian Johnson do rininë e ”përjetshme”. Ai ka si synim kryesor që ta bëjë trupin e tij që të funksionojë një lloj me atë të një 18-vjeçari. 45-vjeçari pretendon se tashmë ka zemrën e një 37-vjeçari, lëkurën e një 28-vjeçari dhe konstruktin e një 18-vjeçari.

Për t’u dukur më i ri, ai ka zbuluar se merr gjak nga djali i tij, për të siguruar transfuzion gjaku. Në një klinikë afër Dallasit muajin e kaluar, Brian Johnson, babai i tij 70-vjeçar dhe Talmadge u paraqitën për një trajtim të trefishtë të shkëmbimit të gjakut për një orë.

45-vjeçari më pas i nënshtrohet të njëjtës procedurë si Talmage, por me një ndryshim kryesor: Pasi gjaku i tij kullohet, plazma e Talmage pompohet në venat e Johnson.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brian tha edhe se ka një ekip prej 30 mjekësh dhe specialistësh të shëndetit rigjenerues që mbikëqyrin trajtimin e tij. Përdorimi i plazmës si një teknikë kundër plakjes tërhoqi vëmendjen kur shkencëtarët bënë një eksperiment me minjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?