496 raste të reja me Covid në Malin e Zi, rritet numri i viktimave

Shifra të larta të infektuarish janë konfirmuar këtë të hënë në Malin e Zi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 496 raste të reja dhe 7 persona kanë humbur jetën.

Shumica e rasteve të reja janë në Podgoricë, Nikshiq, Budva dhe Bjello Pole.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar pozitiv me Covid 19 210 persona mes të cilëve 320 kanë humbur jetën.

SHKARKO APP