5 nga këta 7 zyrtarë në Korenë e Veriut janë vrarë ose zhdukur

 

Pesë nga shtatë zyrtarët e lartë të cilët shoqëruan Kim Jong-Un-in në funeralin e të atit më pak se katër vjet më parë janë zhdukur, ekzekutuar, ose internuar.

Jong Song-thaek, Kim Ki Nam, Choe Tae-bok, Ri Yong-Ho, Kim Yong-chun, Kim Jong-gak dhe U Dong-chuk, të cilët përbënin elitat ushtarake të vendit shoqëruan Kim Jong-un në funeralin e ish-liderit koreano-verior në dhjetor të vitit 2011.

Vetëm shefi i propagandës, Kim Ki Nam dhe kreu i Asamblesë popullore Choe Tae-bok kanë mbetur ende në postet e tyre. Së fundmi, Koreja e Veriut po pastron partinë e vetme në pushtet. Këto ditë është raportuar se është ekzekutuar me kundërajror ministri i Mbrojtjes.

SHKARKO APP