Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:09 Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime Një ndërprerje masive në sistemet e Microsoft ka shkaktuar kaos në mbarë botën, duke lënë miliona përdorues pa akses në shërbime thelbësore si Outlook…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

5 ngjarjet që ju kanë shpëtuar për shkak të Covid-19

Bota E premte, 20 Mars 2020 18:03
5 ngjarjet që ju kanë shpëtuar për shkak të Covid-19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pandemia Covid-19 ka vazhduar të dominojë mediat edhe këtë javë teksa virusi përhapet me vrull nga Europa në Amerikën e Veriut, çka mund t’ju ketë bërë të mendoni se asgjë tjetër nuk ka ndodhur në botë.

1-Siria hyn në vitin e dhjetë të luftës

Konflikti i cili ka nisur në fillim të 2011, qëndronte larg radarëve të botës, duke e kthyer në një luftë që nuk i dukej fundi midis një rrjeti gjithmonë e më kompleks aktorësh dhe refugjatësh. Por teksa shënon dhjetëvjetorin, lufta, e cila i dha jetë Shtetit Islamik dhe nxiti krizën më të madhe humanitare të shek. XXI, ka treguar se ende vazhdon të krijojë tragjedi të reja që ndikojnë mbi politikat globale. Më herët gjatë këtij muaji, trupat turke dhe siriane u përplasën në veriperëndim të Sirisë. Kjo çoi në dy kahe të kundërt të luftës Rusinë dhe Turqinë, vend anëtar i NATO, në prag të një përshkallëzimi dhe prodhoi një valë të paprecedentë refugjatësh. Me argumentin se gjendet përballë një fluksi të ri refugjatësh nga Siria, Turqia shpalli se nuk do ta ndalte më valën e emigrantëve dhe refugjatëve që të futej në mënyrë të paligjshme në Greqi, duke prezantuar Bashkimin Europian me një krizë të re përgjegjësie dhe morale. Më shumë se gjysma e popullsisë prej 23 milionë banorësh është detyruar të largohet nga shtëpitë e tyre, ndërsa 80 për qind e popullsisë jeton në kushte të mjerueshme, sipas Kombeve të Bashkuara. Gjysma e vendit është kthyer në rrënoja dhe procesi politik nuk ekziston më.

2-Shpallet fajtor vëllai i terroristit të Mançesterit

Hashem Abedi, vëllai i vogël i kamikazit që i mori jetën 22 personave gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande në maj të 2017 në Mançester, u shpall fajtor për 22 akuza vrasje, tentativë vrasje dhe një akuzë për komplot me bombë. Më shumë se 260 të tjerë mbetën të plagosur nga sulmi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

3-Policia gjermane bastis lëvizjen neonaziste

Më shumë se 400 oficerë policie kanë kryer disa operacione në 21 vendndodhje të ndryshme përgjatë Gjermanisë gjatë së enjtes kundër grupit antisemit të djathtës ekstreme, Reichburge, ka njoftuar Ministria e Brendshme. Ky grup kundërshton legjitimitetin e shtetit modern gjerman.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

4-Karkalecat pushtojnë Afrikën lindore

Një valë e madhe karkalecash ka pushtuar Afrikën lindore, duke shkatërruar të korrurat dhe duke vënë në një rrezik të paprecedentë sigurinë ushqimore në rajon, teksa raportohet për të paktën 10 shtete të prekura. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) tha të martën se situata është “jashtëzakonisht alarmante veçanërisht në Kenia, Etiopi dhe Somali”. Agjencia e ka përshkruar më parë si “kriza më e rëndë e karkalecave në shkretëtirë prej 25 vjetësh.

Mund t'ju interesojë

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Para 4 minutash
Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në nëntor

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije t...

Para 10 minutash
Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton

Para 12 minutash

5-Joe Biden fiton edhe në tre shtete të tjera

Pretendenti kryesor i demokratëve, Joe Biden, ka fituar edhe në 3 shtete të tjera, duke përforcuar edhe më tej idenë se ai do të jetë kandidati kryesor i demokratëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ish zv-presidenti i Shteteve të Bashkuara fitoi në Arizona, Florida dhe Illinois.

Etiketat e lidhura

botangjarje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime
Para 4 minutash

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Duka pas suksesit ndaj Finlandës: Një mbrëmje fantastike, tani të mbyllim rrugëtimin me sukses ndaj Bjellorusisë
Para 7 minutash

Duka pas suksesit ndaj Finlandës: Një mbrëmje fantastike, tani të mbyllim rrugëtimin me sukses ndaj Bj...

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në nëntor
Para 10 minutash

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në n...

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton
Para 12 minutash

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 10 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 18 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.