5 të arrestuar në Belgjikë për sulmet e Parisit

Të paktën 5 persona janë arrestuar në një operacion të forcave speciale belge, në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Blici është ekzekutuar në disa shtëpi në Bruksel në kuadër të hetimeve mbi sulmet e 13 nëntorit në Paris, që u morën jetën 130 personave.
Nga raportimet e mediave ndërkombëtare mësohet se policia ka bastisur edhe një ndërtesë pranë lagjes luksoze të kryeqytetit belg.  Operacioni i policisë belge vjen pak ditë pasi në media bëri jehonë lajmi se i dyshuari kryesor për sulmet në Francë, Salah Abdeslam, i shpëtoi arrestimit për shkak të Kodit Penal belg.  Dy ditë pas sulmeve vdekjeprurëse në kryeqytetin francez, Abdeslam ishte lokalizuar në lagjen problematike Molenbek të Brukselit, por në kryeqendrën europiane ligji ndalon ndërhyrjet policore nga ora 23 deri në 5 të mëngjesit.  Sipas TCh, Rrjeti televiziv publik RTBF raportoi se Salah ishte poshtë hundës së policisë dhe arriti të shpëtonte i fshehur ndoshta në një mobilje, apo një kamion transporti të përdorur gjatë një shpërnguljeje në rrugen Delaunoy të Molenbekut. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?