50 viktima në Kramatorsk, presidenti Zelensky: Rusët nuk ka limite
Sulmi rus me raketa u mori jetën 50 persona në stacionin e trenit të Kramatorskut, në lindje të Ukrainës.
Sulmi ndodhi në momentin kur aty gjendeshin rreth 4000 mijë persona dhe pikërisht kur në Kiev mbërriti kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe shefi i Politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Kurse presidenti Zelensky, i cili është në terren për të mbështetur popullin, e përshkruan sulmin e rusëve si një e keqe që nuk njeh kufij.
“Pa forcën dhe guximin për t’u përballur me ne në fushën e betejës, rusët tani, në mënyrën po cinike po e kthejnë urrejtjen e tyre nga popullata civile. Kjo e keqe nuk ka limite, e nëse nuk ndëshkohet, nuk do të ndalet kurrë”.