51 milionë kinezë në karantinë, frikë ndaj Covid-19
Kina po përballet me situatën më të keqe të pandemisë që nga fillimi i vitit 2020, kur bota u zhyt në izolim për të kontrolluar koronavirusin që shpërtheu në Wuhan.
Tashmë rreth 51 milionë kinezë janë futur në karantinë në Jilin, një provincë në verilindje të vendit aziatik.
Të hënën, autoritetet shëndetësore në Kinë raportuan për 1437 raste të reja me koronavirus në dhjetëra qytete të vendit, duke pësuar një katërfishim të rasteve në një javë.
Epiqendra e rasteve është pikërisht në Jilin ku u regjistruan 895 raste të reja.