6 jetë të humbura nga su*mi në Sydney, mes tyre nëna që tentoi të mbronte foshnjën
Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave si pasojë e një sulmi me thikë që tronditi Sydney-n mesditën e së shtunës ( me orën lokale).
Ngjarja e rëndë ndodhi në qendrën e madhe tregtare Bondi Junction Ëestfield, ku një 40-vjeçar nisi të sulmonte me thikë qytetarët që kishin dalë për të bërë pazare. Mes viktimave është edhe një nënë 38-vjeçare e cila mori plagë teksa përpiqej të mbronte foshnjën e saj 9-muajshe nga duart e 40-vjeçarit.
Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet në vend, nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se sulmuesi, i cili kishte veshur një bluzë bejsbolli të gjelbër dhe pantallona të shkurtra jeshile, kishte motive terroriste apo ideologji radikale.
KOHA JONË SONDAZH

