6 mijë të miturit të zhdukur në 2015
Më shumë se 5,800 fëmijë të refugjatë janë regjistruar të humbur në Gjermani që nga viti 2015. Ndërkohë që autoritetet nuk kanë arritur të shpjegojnë zhdukjen e tyre, kreu i inteligjencës së brendshme ka paralajmëruar se rekrutuesit islamikë kanë synimeve të rekrutimit të të miturve dhe gjendja e refugjatëve është në një shkallë alarmante.
Ky raport është botuar në gazetën Gjermane, “Funke Mediengruppe”. Sipas këtij raporti ku thuhet se 555 prej tyre figurojnë nën moshën 14 vjeçare. Shumica e të miturve të zhdukur erdhën në Gjermani nga Afganistani, Siria, Eritrea, Maroku dhe Algjeria, është prononcuar Ministria e Brendshme për gazetën, por nuk ka dhënë një shpjegim për shkak të numrave alarmantë.
Hetimi filloi në përgjigje të një kërkese të dërguar në Parlamentin Gjerman. Politikani i Partisë së Gjelbër Luise Amtsberg kritikoi qeverinë se autoritetet nuk po e marrin seriozisht “rreziqet e prostitucionit të detyruar dhe shfrytëzimit”. “Është e trishtueshme që 5,835 adoleshentë të pashoqëruar dhe fëmijët e zhdukur vitin e kaluar kanë gjetur qeverinë Gjermane jo në gatishmëri”.
Rreth 5.000 fëmijë janë zhdukur nga shtëpitë e refugjatëve që nga fillimi i vitit 2016, sipas një zëdhënësi të Zyrës Federale Gjermane të Policisë Kriminale (BKA) dhe gazetës Frankfurter Rundsch. Kryetari i Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Heinz Hilgers, tashmë ka paralajmëruar që në shkurt se fëmijët e vetëm mund të jetë “objekt i lehtë” për bandat kriminale.
Në janar Europol njoftoi se 10.000 të mitur kanë humbur që nga mesi i vitit 2014, pasi ata kanë hyrë në BE dhe se trafikantët e qenieve njerëzore janë duke përfituar nga kriza e refugjatëve për të gjetur skllevër të seksit dhe punës.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

