6000 emigrantë mbërrijnë në Siçili

Prej disa ditësh qindra emigrantë kanë mbërritur në portin e Palermos, në Itali. Ata u shpëtuan nga një anije italiane, për shkak se kishin dhënë sinjal për ndihmë. Mjetet e udhëtimit ishin vetëm shtatë gomone dhe ata gjendeshin rreth 90 milje larg nga brigjet e Libisë. Një përfaqësues i Guardia di Finanza, i cili ishte në bordin e anijes së shpëtimit, ka konfirmuar se njerëzit kanë shpëtuar të gjithë dhe se vinin nga 19 vende të ndryshme afrikane, duke përfshirë Nigerinë, Senegal, Eritrea, Burkina Faso, Gambia, dhe Sudanin.

Ky është vetëm fluksi i fundit i emigrantëve që vijnë në Sicili me anije. Në katër ditët e fundit, 6.000 persona u shpëtuan në të ashtuquajturën “Rrugë e Libisë”. Kjo është një rritje sezonale, pasi nga moti i mirë ata janë të inkurajuar për kalimin në vendet e BE-së por ekziston frika se trendi do të vazhdojë edhe më shumë pas marrëveshjes midis BE dhe Turqisë, shprehen autoritet Italiane.

Në portin e Palermos, emigrantëve ju është dhënë asistencë shëndetësore. Tashmë ata janë në strehën për emigrantë në Sicili dhe në pjesën tjetër të Italisë, ku mund të paraqesin kërkesën e tyre për azil. Emigrantët kishte qenë në det më pak se një ditë dhe askush nuk kishte kushte të rënda mjekësore, tha Henrik Hytten, i cili udhëhoqi shërbimet shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me ardhjen e verës, pritet rritja e ardhjes së emigrantëve por dhe të refugjatëve e ndërsa përfaqësueses të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme në Itali i bëjnë thirrje BE-së për mbështetje të vendit, duke thënë se “nuk është dhe nuk mund të jetë gjeografia përcaktuese se cili vendi mban peshën e shpëtim dhe ndihmës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: Quartz/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?