67 vjet pas krijimit, Izraeli numëron 8.3 milionë banorë

 

Në ditën e 67-vjetorit të Pavarësisë, popullsia e Izraelit numëron 8.34 milionë banorë, sipas shifrave të publikuara nga Zyra Qendrore e Statistikave.

Popullsia e Izraelit është shtuar me rreth 162 mijë banorë, qysh nga viti e kaluar, një rritje kjo me 2 %.

Sipas statistikave vjetore, ka pasur 176 mijë lindje dhe 44 mijë vdekje qysh nga Përvjetori i fundit i Pavarësisë.

Në Izrael kanë mbërritur 32 mijë emigrantë të rinj, që përfaqësojnë edhe shtesën e rritjes së popullsisë.

6.25 milionë rezidentë hebrenj në Izrael përfaqësojnë 74,9 % të popullsisë, ndërkohë që janë 1,73 milionë arabë të cilët numërojnë  20,7 % të popullsisë aktuale.

Kur Shteti i Izraelit i krijua në vitin 1988, numëronte 806 mijë banorë dhe Tel-Avivi ishte qyteti i vetëm që kishte më shumë se 100 mijë banorë. Tani numërohen 14 qytete që janë mbi 100 mijë banorë dhe gjashtë që kanë mbi 200 mijë banorë: Jerusalem, Tel-Aviv-Jaffa, Haifa, Rishon Lezion, Ashdod dhe Petah Tikva

SHKARKO APP