674 persona humbën jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Spanjë

Tashmë Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, ku për gati 10 ditë numri i viktimave brenda 24 orëve ishte mbi 800.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit në Spanjë kanë humbur jetën 674 persona, shifër e ulët krahasuar me ditët e tjera.

Numri total i viktimave në Spanjë arrin kështu në 12418, ndërsa rastet e konfirmuara janë gati 131 mijë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë spanolle, në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 6 mijë raste të reja.

SHKARKO APP