7 në 10 amerikanë: Donald Trump, “JO” president
Një sondazh i përbashkët mes kompanisë GfK dhe agjencisë së lajmeve Associated Press (AP) tregoi se kandidati për garën presidenciale në Partinë Republikane, njëkohësisht biznesmeni miliarder i pasurive të patundshme, Donald Trump nuk gëzon mbështetjen e qytetarëve amerikanë
Kështu, në sondazhin e kryer me 1.076 persona, doli se 69% e të pyeturve dhanë mendim negativ për Trumpin.
Sondazhi u krye gjatë datave 13 mars-4 prill në një bashkëpunim mes GfK-së dhe AP-së.
Ndërkohë, 55% e të pyeturve shprehën mendim negativ edhe për kandidaten për garën presidenciale në Partinë Demokrate, ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Ky sondazh tregoi mbi të gjitha se të dyja partitë kanë probleme përsa i përket perceptimit të zgjedhësve ndaj kandidatëve që kryesojnë garën brenda këtyre partive.
KOHA JONË SONDAZH

