7 persona të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Zelandën e Re

 

Shtatë persona besohet të kenë humbur jetën pasi një helikopter është përplasur në Zelandën e Re, ndërsa autoritetet po përballen me shumë vështirësi në misionin e shpëtimit.
Helikopteri u rrëzua të shtunën në mëngjes në Fox Glacier në Ishullin Jugor, ndërsa policia tha se asnjëri prej shtatë personave në bord, përfshirë edhe pilotin, nuk besohet të kenë shpëtuar.
Katër helikopterë të tjerë janë dërguar në zonën ku ka ndodhur aksidenti, por ekipet e shpëtimit e kanë të pamundur të gjejnë gjurmë e mjetit për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike. Një ekip tjetër pritet të dërgohet në zonë, kësaj radhe në terren, për të vazhduar kërkimet. “Gjithçka është kundër misionit të shpëtimit, duke filluar nga terreni, moti e deri te fakti që qielli ka shumë re tani për tani”, deklaroi kreu i qarkut Tony Kokshoorn.  
Helikopteri i rrëzuar është raportuar se i përket një kompanie të quajtur “Alpine Adventures”.

SHKARKO APP