7 viktima dhe 373 raste me Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se 7 pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas autoriteteve janë realizuar 2,107 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 373 raste.

Sakaq rastet e reja janë: 161  në Shkup, 34 Kavadar, Ohër 23, Tetovë dhe Prilep me 15, Strugë 14, Kumanovë 12, Gjevgjeli 11, Gostivar dhe Dellçevë 9, Veles dhe Koçani 7, Strumicë dhe Negoinë 6, manastir, Berovë, Kërçovë dhe Vinicë me nga 5, Shtip dhe Radovish 4, Krushevë 3, Resnjë Kriva Pallankë, Probishtip dhe Kratovë 2, Sveti Nikole, Bogdanci, Demir Kapi, Makedonska Kamenica dhe Dojran 1.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë shëruar 638 pacientë, ndërsa 2,900 kanë humbur jetën. Aktualisht numri i rasteve aktivë ka arritur në 7,558 persona.

SHKARKO APP