FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

79 shtete deklaratë kundër vendimit të Trump për Gjykatën e Hagës

Për shumë vende vendimi i Donald Trump për të sanksionuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale do të “gërryejë sundimin ndërkombëtar të ligjit”. Deklarata e nënshkruar nga 79 vende, erdhi disa orë pasi Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për sanksione financiare dhe kufizime vizash kundër stafit të Gjykatës së Hagës dhe anëtarëve të familjeve të tyre, duke pretenduar se gjykata ka shënjestruar në mënyrë të padrejtë SHBA-në dhe Izraelin.

”Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të vazhdueshme dhe të palëkundur për pavarësinë, paanshmërinë dhe integritetin e Gjykatës”,-shkruhet në deklaratën e grupit me 79 shtete, i cili përbën rreth dy të tretat e 125 shteteve anëtare të gjykatës.

Franca, Gjermania dhe Britania janë ato që firmosën, ndërsa firma e Australisë, Republikës Çeke, Hungarisë dhe Italisë mungonte. Kryeministri hungarez Viktor Orban më herët e bëri të qartë se mbështeti lëvizjen e Trump. “Po fryjnë erëra të reja në politikën ndërkombëtare. Ne e quajmë atë tornadoja Trump”, shkroi Orban në X.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?