85% e botës e prekur nga ndryshimet klimatike

Sipas një studimi  të botuar në Journal of Nature Climate Change me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, 85 për qind e popullsisë së botës është prekur nga pasojat e ndryshimeve klimatike “të shkaktuara nga njerëzit”.

Studiuesit analizuan më shumë se 100,000 studime të ngjarjeve që mund të lidhen me ngrohjen globale.  Në bazë të dhënave, të ndryshimeve të temperaturës dhe reshjeve të shkaktuara nga përdorimi i karburantit fosil dhe burimeve të tjera të emetimeve të karbonit, studiuesit gjetën një lidhje midis ngjarjeve ekstreme dhe aktiviteteve njerëzore.

COP26, i nënshkruar në 2015, synon të zvogëlojë emetimet e gazrave serë, të përshpejtojë prodhimin e energjisë së rinovueshme, të zvogëlojë ngrohjen globale nën 1.5 gradë Celsius, dhe të ndihmojë financiarisht vendet e varfra për të luftuar efektet.

Ky  do të jetë samiti i parë që do të vlerësojë progresin e arritur që nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

SHKARKO APP