86% e njerëzve që kanë Covid-19, vijojnë jetën pa e ditur
Sipas një studimi, 86 për qind e të infektuarve janë duke e vazhduar jetën normalisht pa “rënë në sy”. Një studim i ri i kryer nga Universiteti i Kolumbias, thekson se 6 nga çdo 7 raste, 86%, nuk janë raportuar në Kinë përpara se të vendoseshin ndalimet për të udhëtuar. Kjo ka bërë që numri i personave të infektuar të shtohej në mënyrë të shpejtë.
Bashkëautori i studimit, Jeffrey Shaman pohon se janë rastet e paidentifikuara ato që po e furnizojnë përhapjen e Covid-19. Duke përdorur programe të posaçme, kërkuesit arritën që të gjurmonin rastet e infeksioneve para dhe pasi qyteti i Wuhan-it të izolohej.
Gjetjet treguan se këto infeksione të pa dokumentuara pa simptoma apo me simptoma të buta, të njohura si raste të fshehta, ishin pas dy të tretave të pacientëve të raportuar. Nga ana tjetër, koronavirusi është përhapur në të gjithë botën në 194,483 njerëz, duke shkaktuar të paktën 7,893 vdekje.